E plotësuar – Pas vërshimit të papritur në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet, policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë dhe objektet tjera përreth.
Dyshohet se uji ka hyrë edhe në qendrën e paraburgimit, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet që çuan në vërshim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes gjendet edhe ekipi i Ujësjellësit.
Vërshimi ka ardhur si pasojë e disa problemeve me gypa.
Kështu ka konfirmuar Ilir Abdullahu nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.
“Kemi pasur probleme me disa gypa. Kemi ekipin në vendin e ngjarjes për rregullim”, ka thënë ai për Arta TV.
Sasi e madhe e ujit ka mbuluar papritur rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet.
Uji ka vërshuar objektet e Stacionit Qendra të Policisë së Kosovës dhe objekte të tjera përreth.
TV Arta ka kontaktuar zyrtarët komunalë për këtë çështje, por ata nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë se prej nga ka ardhur uji. Dyshimi fillestar është shpërthimi i ndonjë gypi kryesor të ujësjellësit.
Koha.net do t'ju mbajë të informuar në lidhje me këtë ngjarje.