Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Verifikimi, sprova e re që pritet ta kalojë sistemi i drejtësisë

Foto: Koha / ilustrim

Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të përballet me probleme të shumta, përfshi edhe problemin e integritetit dhe të llogaridhënies së vet gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Kosovë, konsiderojnë se verifikimi apo siç njihet me termin ‘vettingu’ i personave të cilët janë pjesë e sistemit të drejtësisë është më se i nevojshëm që të ndodh.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tha për Radion Evropa e Lirë, se në rastin si në Kosovë ku sistemi i drejtësisë nuk është në gjendje të ofrojë drejtësi për zgjidhjen e rasteve dhe ku ka ndikime nga politika e faktorë të tjerë, procesi i verifikimit është mëse i domosdoshëm.

"Një sistem i drejtësisë i cili nuk është në gjendje që të ofrojë drejtësi për qytetarët e Kosovës, kur kemi mungesë ekstreme të rezultateve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kur kemi individë brenda sistemit të drejtësisë të cilët përfliten se kanë lidhje me politikën apo grupet e interesit, atëherë sigurisht që e vetmja zgjidhje për të pastruar këtë sistem është ai i verifikimit, pastrimit apo siç quhet ndryshe procesi i ‘vettingut ", tha Miftaraj.

Procesi i verifikimit, nënkupton proces kontrolli të detajuar për zyrtarët publikë, që në rastin konkret të Kosovës, po interpretohet edhe si mundësi ligjore për nxjerrjen e personave të inkriminuar apo korruptuar jashtë sistemit të drejtësisë. Ky proces, sipas Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, është i vazhdueshëm dhe siç thotë ai, në këtë drejtim është duke u punuar nga mekanizmat përkatës.

Edhe ​Krahas vetingut kërkohet edhe rekrutimi i gjykatësve e prokurorëve Arbëri ​Krahas vetingut kërkohet edhe rekrutimi i gjykatësve e prokurorëve

"Llogaridhënia, efikasiteti, transparenca, këto janë ato që Këshilli Gjyqësor është duke punuar. E nga kjo që mund të thuhet është efikasiteti, që nënkupton rritjen e besimit të qytetarëve në gjyqësor që do të thotë se qytetarët e kërkojnë dhe do ta gjejnë të drejtën e tyre në gjykata dhe kjo është ndoshta edhe esenca e një ‘vettingu’ që po flitet", tha Çoçaj.

Të plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë