Komuna e Klinës ka rritur realizmin e të hyrave vetjake në dy muajt e parë të këtij viti krahasuar me muajt e njëjtë të vitit të kaluar.
Gjatë muajit janar Komuna ka arritur të grumbullojë të hyra vetjake për 64 për qind më shumë sesa muajin e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drejtori i Financave ka treguar se Komuna e Klinës gjatë muajit janar ka realizuar të hyra vetjake në vlerë prej 64 mijë e 847 eurosh nga llojet e ndryshme të të hyrave vetjake të administratës komunale, si dhe 6 mijë e 620 euro të hyra nga gjobat e trafikut.
“Gjithsej të hyra në muajin e parë të vitit janë realizuar 71 mijë e 467 euro. Të hyrat vetjake për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kanë qenë 43 mijë e 573 euro. Ose shprehur në vlerë absolute 27 mijë e 894 euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thotë Desku... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rriten për 2 për qind të hyrat vetjake në Prishtinë
-
ATK: 32.8 milionë euro të hyra më shumë se vitin e kaluar për periudhën janar-mars
-
Rriten të hyrat tatimore për 16.2 milionë euro në ATK
-
Komuna e Klinës synon që me përmbarues t’i kërkojë borxhet për tatim në pronë
-
ATK-ja rrit për 4 milionë euro më shumë të hyrat për muajin janar