Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rriten të hyrat tatimore për 16.2 milionë euro në ATK

Administrata Tatimore e Kosovës për muajt Janar-Mars 2021 nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 134.7 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, që do të thotë se ka rritje për 16.2 milion euro. Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 11.7 milion euro më shumë të hyra apo 9.6% më shumë se plani, thuhet në njoftimin e ATK-së.

“Rezultat për rritjen e të hyrave është përkushtimi dhe puna profesionale e stafit të ATK-së, avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore”, thuhet në njoftim.