Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ATK-ja inkason 172 milionë euro të hyra tatimore gjatë janarit dhe shkurtit

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka inkasuar 172 milionë euro të hyra tatimore për periudhën janar-shkurt të këtij viti.

Në njoftimin e lëshuar nga ATK-ja ky rezultat është cilësuar i kënaqshëm.

”Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024, ATK-ja ka realizuar një inkasim të konsiderueshëm të të hyrave tatimore, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje për 15%, ndërsa në raport me planin tejkalim prej 7.8 milionë euro apo 4.7%, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm për zbatimin e ligjit dhe për të ndërtuar një ambient të favorshëm për bizneset dhe qytetarët. Përmirësimi i efikasitetit dhe transparencës në procesin e inkasimit është një prioritet i autoritetit tatimor dhe ky rezultat reflekton në realizimin e qëllimeve strategjike”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se kjo administratë vazhdon të angazhohet në përmirësimin e klimës së biznesit dhe të kushteve të favorshme për zhvillimin ekonomik të vendit.