Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ATK-ja rrit për 4 milionë euro më shumë të hyrat për muajin janar

Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar rritje të të hyrave për muajin janar për 4 milionë euro më shumë se që është planifikuar.

ATK-ja ka bërë të ditur se gjatë muajit janar janë mbledhur 64,04 milionë euro duke tejkaluar kështu pritshmërinë e saj.

“Trendi i arritur për këtë muaj, tregon një nismë të mirë të punës së ATK-së e cila patjetër se do të ketë reflektim edhe në aktivitetet tjera, të cilat vitin 2020 si shkak i pandemisë janë zhvilluar brenda mundësive, të cilat kanë lejuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ATK-së.