(EkonomiaOnline)-Vetëm brenda 4 muajve të parë të këtij viti Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shënuar rritje të të hyrave prej 54.6 milionë euro më shumë se vitin 2020.
Zëdhënësja e ATK-së Valentina Bytyqi-Sefa ka bërë të ditur se totali i të hyrave që ka inkasuar ATK brenda këtyre katër muajve është 201.3 milionë euro.
“Deri më tani kemi arritur që të mbledhim 201.3 milionë euro që rast se e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit 2020 atëherë ne kemi inkasuar më shumë për 54.6 milionë euro. Mirëpo nëse e krahasojmë më planet të cilat i kemi hartuar për këtë periudhë atëherë ne kemi arritur që të inkasojmë 15.8 milionë më shumë sesa është planifikuar për këtë katër mujor”, ka thënë Bytyqi Sefa.