Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veprimtarë të LDK-së nga Gjakova i bashkohen AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot priti ne selinë qendrore të Aleancës, Gani Binaku, nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjakovë si dhe anëtarët e Kryesisë së nëndegës së LDK-së në Bec.

Nga kjo parti njoftohet se Binaku dhe kolegët e tij iu bashkuan Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftim thuhet se kryetari Haradinaj shprehi kënaqësinë për këtë vendim të Gani Binaku dhe kolegëve të tij, duke e konsideruar këtë bashkim si nderim për punën dhe mundin e të gjithë njerëzve të Dushkajës dhe Gjakovës si dhe rritje të mundësisë për ndërtimin e një vendi të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në takim prezentë ishin edhe nënkryetari i parë i AAK-së, njëherësh kryetar i Degës në Gjakovë, Ardian Gjini, si dhe deputeti Lahi Brahimaj.