Komuna e Leposaviqit e ka vendosur njoftimin për trigjuhësinë në hyrje të objektit, e disa qytetarë kanë thënë se janë parë edhe në disa objekte të institucioneve të tjera, ka shkruar të mërkurën mediumi lokal serb, Kossev.
Sipas mediumit, nga objekti i komunës është ulur edhe flamuri serb që ka qenë deri më tani i vendosur, e njoftimi për gjuhësinë është vendosur edhe në objektin e Qendrës për Punë Sociale, dhe në objektin e Zjarrfikësve.
Ditë më parë janë hequr edhe telat me gjemba pranë objektit të komunës, ku ishin vendosur në majin e 2023-s, kur serbët lokalë protestonin kundër vendosjes së kryetarit Lulzim Hetemi në objekt.
Hetemi ishte vendosur në objektin e komunës me ndihmën e Njësive Speciale të Kosovës. Serbët kanë nënshkruar peticionin për shkarkimin e kryetarëve të zgjedhur në komunat veriore.
-
Drejtori i “Telekom Srbija” bën kallëzim penal ndaj kryetarit të Leposaviqit, Hetemi
-
Hetemi dyshon se serbët u detyruan ta nënshkruajnë peticionin për largimin e tij
-
Leposaviqi i qetë edhe të premten, kryetari i Komunës i mbyllur brenda objektit
-
Provokohen gazetarët, Hetemi vazhdon të qëndrojë në ndërtesën komunale të Leposaviqit
-
Serbët paralajmërojnë masivizim të protestave