Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Flamuri prej 16 metrash me figurat e ish-krerëve të UÇK-së vendoset në Prishtinë

Për nderë të festës së 28 nëntorit, një grup i bashkëluftëtarëve të ish- krerëve të UÇK-së kanë vendosur një flamur me fotografitë e Thaçit e Veselit në hyrje të Prishtinës, pikërisht tek “rrethi i madh” në rrugën “Fehmi Lladrovci”.

Sadri Shala nga Lipjani është njëri nga iniciatorët e këtij projekti i cili ka thënë për KOHËN se 28 të rinj e bashkëluftëtar të UÇK-së kanë vendosur këtë flamur me madhësi prej gjashtë metrash.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Te rrethi në Prishtinë, rruga Fehmi Lladrovci”, te rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së. Prishtinë vendoset flamuri me imazhe të themeluesve të UÇK-së. Me rastin e festave të nëntorit, 28 të rinj me flamuj kombëtar, si dhe një flamur me emblemë të UÇK-së, kemi vendosur një flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UÇK-së dhe themeluesve të shtetit të Kosovës të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka thënë Shala.

Sipas tij, Sipas tij, flamuri është vendosur në shenjë respekti dhe për nder të kontributit të tyre.