Gjykata e Apelit në Colmarit me shumë gjasë do të shtyjë vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Të enjten do të mbahet seanca gjyqësore për Haradinajn, i cili me fletarrest të Serbisë u ndalua në Bazel më 4 janar. Zëdhënësja e Gjykatës, Sandra di Rosa ka thënë për Tanjugun se vendimi për liderin e AAK-së me gjasë do të shtyhet, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy javë më parë, Ministria e Drejtësisë në Serbi dërgoi dokumentacionin shtesë me të cilin mendon ta akuzojë Haradinajn për krime lufte gjatë viteve 1998-99.
Serbia insiston në kërkesën e saj për ekstradim të Haradinajt në Beograd.
Haradinaj dy herë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës.