Arbëri

Vendimi i Këshillit Gjyqësor mbledh Odën e Avokatëve në takim të jashtëzakonshëm

Oda e Avokatëve të Kosovës, ka mbledhur Këshillin Drejtues në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Shkak për këtë është bërë një vendimi i Këshillit Gjyqësor, me të cilin u është ndaluar hyrja në Gjykata avokatëve dhe palëve, pa ftesa.

Një vendim të tillë, fillimisht e kishte marrë kryetari Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha në gusht të vitit të kaluar, e vendimin e njëjtë, KGJK në mbledhjen e fundit ka vendosur t’ua përcjell për zbatim edhe 6 Gjykatave të tjera Themelore, si edhe asaj të Apelit dhe Supremes.

Pas mbledhjes, pritet që drejtuesit e OAK të dalin me qëndrim lidhur me këtë vendim të KGJK-së.

Image