Fundi i muajit qershor do të jetë përcaktues nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Këtë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Rubikon të KTV-së.
Zgjidhja e çështjes së liberalizimit të vizave, respektivisht votimi ose jo i marrëveshjes së demarkacionit më Malin e Zi, do të jetë shkaktari i zgjedhjeve të parakohshme.
Kryeministri ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye që të vazhdohet tutje nëse nuk arrihet kjo zgjidhje.
Sipas tij, i gjithë procesi do të bëhet në bashkëpunim me partnerin e koalicionit PDK-në.
Kryeministri qëndron pas vërtetësisë së procesit të demarkacionit. Kreu i ekzekutivit ka thënë se për këtë ka kohë deri në fund të muajit maj.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa: Fundi i qershorit, përcaktues për zgjedhje të parakohshme
-
Zgjedhjet si ikje nga detyrimet ndërkombëtare
-
Demarkacioni nuk zgjidhet me konsensus politik, thotë Mustafa
-
Mustafa pa datë të procedimit në Kuvend të marrëveshjes për demarkacion
-
Mustafa: Nëse Kuvendi nuk e ratifikon Demarkacionin, opsion zgjedhjet