Fundi i muajit qershor do të jetë përcaktues nëse vendi to të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Të paktën këtë e ka lënë të kuptohet kryeministri i vendit, Isa Mustafa.
Ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka thënë se nëse deri atëherë nuk arrihet të zgjidhet çështja e liberalizmit të vizave me votimin e demarkacionit ose me mirëkuptimin e BE-së për këtë kusht, atëherë do të duhej ulur me partnerin e koalicionit, PDK-në, për të rishqyrtuar vazhdimin e punës së kësaj legjislature të Kuvendit dhe Qeverisë, raporton KTV.
Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se demarkacioni me Malin e Zi është i drejtë, por ka shtuar se Qeveria nuk do ta dërgojë për ratifikim në Kuvend gjatë këtij muaji.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se për këtë ka kohë deri në fund të muajit maj.
-
Vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme në muajin qershor?
-
Demarkacioni nuk zgjidhet me konsensus politik, thotë Mustafa
-
Mustafa pa datë të procedimit në Kuvend të marrëveshjes për demarkacion
-
Mustafa: Nëse Kuvendi nuk e ratifikon Demarkacionin, opsion zgjedhjet
-
Mustafa: Vendim i KP të LDK-së që demarkacioni të kryhet sa më parë