Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vendet e Beneluksit me iniciativë të re për Ballkanin Perëndimor

Ministri i Punëve të jashtme, Behgjet Pacolli në një takim që ka pasur me homologun e tij belg, Didier Reynders, kanë biseduar për mënyrën e intensifikimit të marrëdhënieve shtetërore, sidomos në tregti.

“Takim shumë miqësor dhe i përzemërt me homologun tim, ministër i jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Belgjikës, Didier Reynders në Pallatin Egmont. Si të intensifikojmë marrëdhëniet dypalëshe,veçanërisht në planin e shkëmbimeve tregëtare; zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimi për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ishin disa prej temave të diskutimit”, ka shkruar Pacolli.

“Shumë shpejt, vendet e BENELUX-it- një iniciativë e re ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor: vizita të ministrave të tyre të jashtëm dhe samit i përbashkët mes krerëve të shteteve në dy rajone me ngjashmëri, por dhe me diferenca të thella në zhvillim. Belgjika, Beneluksi, më pranë Kosovës”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm