Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës duhet t’i shtojnë energji të reja përpjekjeve për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë takimit që e zhvilloi në MPJ me Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, François Bontemps.
Në takim është diskutuar edhe për nevojën e përkrahjes së Belgjikës për liberalizimin e vizave, avancimin e agjendës euro-atlantike për Kosovën, si dhe për vazhdimin e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare.
Artikuj të ngjashëm
-
Rikonfirmohen marrëdhëniet e mira midis Kosovës e Belgjikës
-
Belgjika mbështet pavarësinë dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike
-
Kosova kërkon mbështetjen belge për avancimin e institucioneve të sigurisë
-
Pacolli diskuton me ambasadoren holandeze perspektivën evropiane të Kosovës
-
Thaçi dhe Pacolli kërkojnë mbështetje nga kryeministri belg