Njohësi i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu, ka vlerësuar se tensionet e fundit në veri nuk kanë qenë në interesin e Kosovës, dhe ato, sipas tij, i kanë konvenuar Serbisë. Përveç problemeve politike, Veliu ka konsideruar se tensionet i sjellin edhe probleme ekonomike vendit.
Veliu ka thënë se rifillimi i negociatave është lajm i mirë pasi e shtyn Kosovën drejt marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
“Qeveria jonë është dashur të jetë më e kujdesshme, të mos ndalojë dialogun. Është fat i mirë që është bërë një hap para me rinisjen e negociatave. Nuk është arrit ajo që është dashur [takimi i kryenegociatorëve me Lajçakun], por fillimi i negociatave është i mirë dhe na shtyn drejt marrëveshjes finale që na hap rrugë për integrim evropian dhe euroatlantik. Me ndërprerjen e negociatave dhe tensionet që ishin në veri, nuk kemi të bëjmë vetëm me probleme politike, por edhe me probleme ekonomike. Duhet të veprojmë të krijohet mundësia e thithjes së investitorëve. Tensionet nuk janë në interesin e Kosovës. Një konflikt brenda Republikës i konvenon vetëm Serbisë”, ka thënë ai në “60 Minuta” të KTV-së.
Veliu ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka bërë gabim në hapa që nga çështja e targave e deri te zgjedhja e kryetarëve të rinj të komunave në veri.
“Duhet të këmbëngulim te marrëveshja e Ohrit që të realizohet. Të ndalen tensionet që nuk janë në interesin tonë. Të mos humbet marrëveshja që është në tavolinë”, ka shtuar ai.
Ai beson se tërheqja e masave nga Bashkimit Evropian për Kosovën do të bëhet hap pas hapi.
Edhe
Kurti: Beogradi dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë
Veliu ka akuzuar edhe kryeministrin Albin Kurti për “kryeneçësi” pasi refuzoi takimet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Është e tmerrshme, e kemi një subjekt në pushtet që e ka proklamuar bashkimin kombëtar e tash s’po takohet me kryeministrin shqiptar. Kryeneçësi e Kurtit si çdo herë. Është një ego personale e kryeministrit tonë që i ikën takimeve të tilla”, ka thënë ai.
-
Mustafa: Kurti s’ka pasur nevojë ta tensionojë situatën, dëshiron të marrë poenë për shtensionim
-
Haliti: Serbia e futi në grackë Qeverinë e Kosovës
-
Kurti optimist për marrëveshje, nga BE-ja kërkohet të bëjë presion ndaj Serbisë
-
Krasniqi: Tensionet u konvenojnë veç Kurtit e Vuçiqit, ne propozojmë ripërcaktim kufijsh