Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veliu i premton mbështetje Agjencisë së Forenzikës për akreditim ndërkombëtar të laboratorëve

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një vizitë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

“Me këtë rast vlerësova punën që po bën kjo agjenci, dhe ofrova mbështetje për nevojat specifike, sidomos në akreditime ndërkombëtare të laboratorëve dhe mirëmbajtjen e sistemeve nacionale”, është shprehur Veliu.

“U jemi mirënjohës partnerëve ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-së, për ndihmën e dhënë në ngjitjen dhe avancimin e kësaj agjencie”, përfundon Veliu.