Arbëri

Vela: Vuçiqi thotë se po lufton për paqe, e ushtria serbe ka rritur aktivitetet në afërsi me Kosovën

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se deklarimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se po lufton për paqe janë vetëm fjalë të kota. Ai ka thënë se derisa Vuçiq thotë fjalë të tilla, ushtria e Serbisë ka rritur aktivitetet në bazat në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Derisa Vuçiqi thotë se është ‘duke luftuar për paqe’, Serbia ka rritur aktivitetet në kufi me Kosovën. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka njoftuar për 4 vizita që nga 1 gushti te infrastruktura ushtarake në afërsi të Kosovës për ta shikuar ‘nivelin e gatishmërisë’. Veprime të tilla armiqësore janë në linjë me synimet ruse për destabilizim”, ka shkruar Vela në Twitter.