Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq stomatologu 34-vjeçar nga Gjilani, Rasim Sefiu

Në moshën 34-vjeçare ka vdekur stomatologu nga Gjilani Rasim Sefiu. 
Për vdekjen e tij ka njoftuar Oda e Stomatologëve të Kosovës. 
“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen e papritur nga jeta në moshën 34-vjeçare të kolegut tonë Rasim Sefiu– specializant në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale”, thuhet në njoftim.
Pas vdekjes së tij ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alnan Hyseni. “Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë aq të re të stomatologut gjilanas, Rasim Sefiu. Profesionalizmi i tij dhe familjes Sefiu në fushën e mjekësisë do të kujtohet ndër breza. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Sefiu, miqve, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit”, ka shkruar Hysnei në Facebook.