Stomatologu dhe profesori Beqir Lupçi, ka vdekur të martën në moshën 84-vjeçare, ka bërë të ditur Oda e Stomatologëve të Kosovës.
Sipas njoftimit, profesori Lupçi ishte specialist i ortodoncis..
Varrimi i tij bëhet të martën në orën 13:00, në varrezat e Prishtinës.
“Prof. Dr Beqir Lupçi ishte një figurë e ndritur e stomatologjisë kosovare, që ia dedikoi gjithë jetën e tij profesionit dhe shkencës së stomatologjisë. Prof. Dr. Beqir Lupçi ka udhëhequr Klinikën dhe Katedrën e Ortodoncisë në Degën e Stomatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin ‘Hasan Prishtina’ deri në pensionimin e tij në vitin 2004. Ditë më parë, Prof. Dr. Beqir Lupçi u nderua me dekoratën ‘Nderi i Stomatologjisë Kosovare”, thuhet në njoftimin e Odës.
Ndahet nga jeta doajeni i stomatologjisë kosovare Prof. Dr. Beqir Lupçi Sot, me datë 14.06.2022 në moshën 84 vjeçare...
Posted by Oda e Stomatologëve të Kosovës- Kosovo Dental Chamber on Tuesday, June 14, 2022