Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq në moshën 74-vjeçare, mësuesja Ajshe Govori

Ka vdekur në moshën 74-vjeçare veterania e arsimit në Kosovë, Ajshe Govori.

Siç bëhet e ditur në njoftim të familjes, Govori ka vdekur të premten pas një sëmundjeje të shkurtër.

Govori ishte mësuese e dalluar e shembullore në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë. Ka qenë e vlerësuar edhe me çmime të shumta për punën e saj.

Profesionin e mësueses e pati pasion dhe mision të shenjtë.

Punoi me dashuri dhe përkushtim të madh në edukimin dhe arsimimin e nxënësve të saj.

Varrimi i të ndjerës bëhet nesër, më 10 korrik, në orën 17:00 në Prishtinë.