Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq gazetari Musë Preniqi

Sot në moshën 70 vjeçare, pa pritur, vdiq gazetari i Radio- Prishtinës Musë Preniqi.

Lajmin e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që edhe e ka ngushëlluar familjen dhe kolegët për këtë vdekje.

Gazetari Musë Preniqi ka lindur me 1948 në fshatin Hade të Obiliqit.

Ai, sipas kumtesës së AGK-së, mbahet mend për raportimet e nga greva e minatorëve të Trepçës. Preniqi ka punuar si redaktor në Radio Prishtinë deri në vitet e ’90-ta. Ka qenë redaktor përgjegjës t në Radio Kosovë deri ne vitin 2008, ndërsa së fundmi ka qenë redaktor i programit arsimor deri në pensionim.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me 2 gusht në ora 17:00 në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm