Ka vdekur Rifat Bejta, ciceron në kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Lajmin për vdekjen e veteranit të UÇK-së e kanë bërë të ditur familjarë të Bejtës.
Ngushëllime kanë shprehur liderët e vendit, presidenti Hashim Thaçi e kryeparlamentari Kadri Veseli.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të njohur dhe veteranit të UÇK - së, Rifat Bejta. Familjes së tij i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“U ndjeva i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e mësuesit dhe veteranit të UÇK-së nga Prekazi, Rifat Bejta. Per shumë vjet pas luftës mësuesi Rifat ishte ciceron në kompleksin memorial Adem Jashari. Përmes zërit të tij, plot kulturë e njohuri, miliona njerëz e dëgjuan rrëfimin për Epopenë e Prekazit. Do ta mbajmë në mendje gjithomonë si njeri të vlerave dhe përkushtimit atdhetar”, ka shkruar Veseli.
Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 17:00 në fshatin Prekaz, lagja Brahaj.