Ka vdekur edhe një person, i cili kishte marr lëndime të rënda nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj, që kishte ndodhur në janar të këtij viti.
Për vdekjen e pronarit të lokalit, Genc Sopa, ku kishte ndodhur shpërthimi kanë shkruar shumë miq të tij në rrjetet sociale, në mesin e tyre edhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu.
“Me dhembje të madhe, mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të pronarit të restorantit "Steakhouse", të lënduar rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit këtë fillimvit, Genc Sopa. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, solidaritetin qytetar, përpjekjet institucionale, Genci na dha lamtumirën, duke na pikëlluar thellësisht. Genc, pusho në paqen e paskajshme! Ferizaj humbi një qytetar të vyer, një ndërmarrës të suksesshëm, një shpirt fisnik e një mik gjithmonë të qeshur. Fjalët janë të varfëra të shprehin dhembjen. Mbahuni të fortë familje e nderuar Sopa, miq e të njohur të të ndjerit” ka shkruar Aliu.
Në shkurt të këtij viti pas trajtimit plagëve të marra nuk kishte arritur t’u mbijetonte as një 20-vjeçare, e cila ishte dërguar për shërim në Turqi. Nga ky shpërthim ishin lënduar 44 persona.
-
Prokuroria ende po heton rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj
-
Vdes 20-vjeçarja që ishte lënduar nga shpërthimi në Ferizaj
-
Komuna pritet t’i kompensojë me nga 1 mijë euro bizneset e dëmtuara nga shpërthimi në Ferizaj
-
Nis grumbullimi i mjeteve për shërimin e dy të lënduarve në Ferizaj
-
Nisen për në Turqi dy të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj