Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka njoftuar se ka vdekur koloneli, Skënder Haliti.
Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se është i tronditur thellë nga lajmi për ndarjen e papritur nga jeta e Halitit.
“Skënderin e njoha në ditët e vështira të luftës për liri, bashkë kaluam në shumë beteja, pastaj bashkë vazhduam në TMK dhe e kisha bashkëpunëtor edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ai ishte burrë i fjalës, i urtë dhe një mik i jashtëzakonshëm! Ju shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Haliti, bashkëluftëtarëve, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe bashkëvepruar me të ndjerin”, ka shkruar ai.
Berisha ka shkruar se veprat e tij do t’i kujtojë me shumë krenari.