Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq ish-kryediplomati çek, Karel Schwarzenberg

Karel Schwarzenberg, ish-ministër i Punëve të Jashtme i Çekisë ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë.

Schwarzenberg ka qenë i hospitalizuar në Pragë qysh nga gushti.

Ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përkujtuar ish-kryediplomatin çek, Karel Schwarzenberg.

Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova ka humbur një mik të dashur, duke shtuar se Karel Schwarzenberg do të mbahet mend përgjithmonë në Kosovë, që njohu pavarësinë e Kosovës.

“Kam bashkëpunuar për më shumë se dhjetë vite me Schwarzenberg dhe çdokohë Kosova ka pasur mbështetjen e tij për çdo temë, por asnjëherë nuk do t'i harroj dy takime të fshehta që i organizoi ai në kështjellën historike të familjes princërore, me politikanë sllovakë, për ta njohur Kosovën", ka shkruar Hoxhaj.

Artikuj të ngjashëm