Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdes ish-kryetari i Bujanocit, Jonuz Musliu

Ka vdekur Jonuz Musliu, ish-kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai ka vdekur në një spital në Turqi, ku gjendej për shërim, transmeton koha.net.

Musliu ka qenë ish-komandant politik i Shtabit të Përgjithshëm i UÇPMB-së, pastaj ka themeluar edhe Lëvizjen për Progres Demokratike – LPD.

Ai ka lindur më 5 janar të vitit 1959 në Konçul.

Si i burgosur politik ka qëndruar disa vite në burg.

Edhe Mirënjohje pas vdekjes për Jonuz Musliun Arbëri Mirënjohje pas vdekjes për Jonuz Musliun

Në jetën politike ka hyrë pas zgjedhjeve të para lokale në Bujanoc në vitin 2002.

Ka qenë kryetar shumëvjeçar i Komunës së Bujanocit.