Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetari i Gjilanit ngushëllon familjen e Jonuz Musliut

Gjilan, 18 janar – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Musliu me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu. Në telegram thuhet:

“U trondita me lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, i cili ishte kryetar i Këshillit Nacional për Kosovën Lindore dhe në të kaluarën kryetar i Bujanocit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Do ta kujtoj përgjithmonë për bashkëpunimin e sinqertë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, kauzë për të cilën nuk u ndal së punuari deri në momentet e fundit të jetës.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Musliu, shokët, miqtë e bashkëveprimtarët. Lamtumirë, miku i im”, thuhet ne telegram.​