Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sot është takuar me kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Adnan Salihu dhe kryetarin e Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqipërim Musliu, nga të cilët ka marrë ftesë për vizitë në Bujanoc më 28 nëntor.
Haziri ka thënë për Koha.net se është plotësisht i gatshëm për të vizituar Bujanocin, por se ai është në listën e individëve nga Kosova të cilëve u ndalohet hyrja në Serbi.
“Jam plotësisht i gatshëm të shkoj. Sigurisht, duhet të shohim pasi jam në listën e atyre që s’u lejohet hyrja. Më duhet të aplikoj në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të ndjekim procedurat kur t’i vije koha dhe të shohim hapat e ardhshëm”, ka thënë ai për Koha.net.
Në takim, kreu i Gjilanit ka konfirmuar se në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2019”, do të organizohet akademi përkujtimore në 1-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu.
-
Kurti takohet me nënkryetarin e Bujanocit për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve atje
-
Haziri: Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre
-
Shumë shpejtë do të hapet pika kufitare Stançiq-Bellanoc
-
Haziri e Kamberi pajtohen që Lugina duhet të jetë pjesë e Kosovës
-
Haziri thotë se s’ka datë për liberalizim të vizave para majit të 2019-ës