Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të bashkëpunimit ndërkomunal dhe bashkëpunimit në mikroregjionin, ka mbajtur takimin e parë për këtë vit me kryetarin e Bujanocit dhe njëherësh edhe kryetar i PVD-së, Shaip Kamberi, me temën kryesore për zgjidhjen e qëndrueshme të problemit të shqiptarëve në Kosovën Lindore.
Haziri ka thënë se angazhimi i Komunës së Gjilanit do të jetë angazhim i përbashkët vëllazëror dhe mbështetës në zgjidhjen e drejtë politike të të drejtave, në përputhje me referendumin që shqiptarët në këto tri Komuna e kanë dhënë në kohën më të vështirë në vitin 1992.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndërsa, në bashkëpunimin ndërkomunal ne nuk kemi asnjë lloj problemi dhe bashkërisht jemi të integruar edhe në organizata evropiane. Puna jonë e vazhdueshme është në interes të qytetarëve tanë dhe mbështetja për këto tri komuna do të jetë në trajtimin e tërësishëm të tyre dhe jo trajtim parcial”, ka thënë Haziri pas takimit.
Kurse kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka potencuar se falë mbështetjes së kryetarit Haziri, trajtimi ndërshtetror i Kosovës Lindore do të jetë i domosdoshëm në aspektin e marrëveshjeve të përbashkëta politike me çka ndikohet direkt edhe në përmirësimin e kushteve të qytetarëve në këto tri komuna.
“E falënderojmë kryetarin Haziri për qëndrimin e tij të qartë në përkrahjen e aspiratës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës si tërësi territoriale që të jenë pjesë e Kosovës, në një marrëveshje të përbashkët ndërshtetëtore. Duhet të respektohet parimi i kufijve komunal dhe i pronës sepse në shumicën e territorit të Luginës jeton popullsia shqiptare dhe kanë pronat e tyre”, është shprehur Kamberi.