Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti takohet me nënkryetarin e Bujanocit për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve atje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Kryetarin e Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu, njëherësh nënkryetar i Komunës së Bujanocit.

Sipas komunikatës nga ZKM-ja, në takim u bisedua për brengat dhe shkeljet, “të cilat në mënyrë të vazhdueshme i përjetojnë pakica shqiptare në Serbi, për atë se çfarë mund të bëhet së bashku për të përmirësuar këtë”.

“Kurti njoftoi Musliun me zhvillimet e fundit në vend dhe situatën e sigurisë, veçanërisht pas sulmit terrorist, paramilitar dhe kriminal mbi Policinë e Kosovës, të dielën e 24 shtatorit, ku në krye të detyrës ra rreshteri i Policisë, tash Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku”, thuhet në komunikatë.