Mijëra qytetarë e krerë shtetërorë kanë bërë homazhe pranë arkivolit të veprimtarit Jonuz Musliu në Gjilan.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Musliu ishte një atdhetar që jeta e tij kishe veç një kuptim, përpjekja për të drejtën e popullit të tij, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri, Haradinaj, pasi bëri homazhe, u shprehu ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve të Jonuz Musliut, qytetarëve të Preshevës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se gjithë sakrifica e Jonuzit lidhet me rezistencë, me veprimtari dhe në fund edhe me kryengritje ushtarake.
Fjalë të mira për Musliun pati edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
Në emër të familjarëve, foli djali i Jonuz Musliut, Shqiprim Musliu, ku ai tha se do të vazhdojnë të jenë pranë banorëve të Kosovës Lindore siç ka dashur babi i tij.
I ndjeri Musliu ishte kryetar u kuvendit të komunës së Bujanocit dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.
I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin për më shumë të drejta në Serbi.
Pas përfundimit të konfliktit në zonë, në pranverën e vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës.
Pas homazheve në Kosovë, Musliu është varrosur në vendlindje, fshatin Konçul të Bujanocit.