Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë arkivolit të veprimtarit Jonuz Musliu, për të cilin ka thënë se ishte një atdhetar që jeta e tij kishe veç një kuptim, siç është përpjekja për të drejtën e popullit të tij.
Kryeministri Haradinaj u shprehu ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve të Jonuz Musliut, qytetarëve të Preshevës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Një atdhetar, intelektual, luftëtar, një njëri që jeta e tij ka veç një kuptim - e drejta e popullit të vet, përpjekjet për këtë të drejtë. Në librin e zisë për të, në librin e pikëllimit, shkrova vetëm një fjalë: ‘Jonuz si ti, si populli ynë, luftë vuajtje por me nderë’”, tha kryeministri Haradinaj, përcjell ksp.
Homazhe pranë arkivolit të tij, i cili u vendos në teatrin e Gjilanit, kanë bërë edhe mijëra qytetarë, miq dhe bashkëveprimtar.
-
I jepet lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu
-
Haradinaj me kabinetin qeveritar bënë homazhe te Pllaka përkujtimore kushtuar hebrenjve
-
Haradinaj bënë homazhe te varri i Rugovës
-
Haradinaj te varri i ish-Presidentit Rugova për nder të ditëlindjes së tij
-
Haradinaj nderon ushtarët e rënë amerikanë: Heronjtë tuaj janë edhe heronjtë tanë