Edhe një person ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur Klinika Infektive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit, bëhet fjalë për një 80-vjeçar nga Prishtina.
“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 20 qershor 2020, në këtë klinikë ka vdekur pacienti A.G. (1940), me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu është bërë e ditur se i njëjti vuante edhe nga sëmundje tjera.
“Pacienti që ka ndërruar jetë, krahas diagnostikimit me Covid-19, vuante edhe nga disa sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 35.