Tradita e patrullimit të përbashkët e Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka vazhduar edhe këtë vit.
Zyrtarë policorë të të dy shteteve kanë thënë se patrullimi i përbashkët gjatë shtatë viteve të fundit, është realizuar me sukses dhe ai po ndikon që të ketë më shumë siguri në rrugë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkënder Ismaili, shef i sektorit të sigurisë rrugore në Drejtorinë e policisë së Shtetit shqiptar, ka thënë se si pasojë e bashkëpunimit ndërmjet dy policive gjatë viteve të fundit ka pasur rënie të numrit të aksidenteve në sezonin veror në rrugët e Shqipërisë.
Për më tepër, ai ka bërë të ditur se do të ketë ndëshkime për shkelësit e rregullave në komunikacion.