Pika kufitare Merdare vazhdon të jetë më e ngarkuara momentalisht, deri në 5 orë pritje për të dalë nga Kosova.
Këtë e bën të ditur përmes faqes zyrtare Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit, transmeton Koha.net.
Në Merdare për të hyrë në Kosovë pritja zgjat rreth gjysmë ore, kurse dalja 300-340 minuta. Pas saj më e ngarkuara në dalje renditet Dheu i Bardhë me 180 minuta.
