Përmes një komunikate për media komuna e Obiliqit bën të ditur se kanë filluar sot punimet në ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit në Milloshevë.
Ndërsa dje kanë përfunduar punimet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Lajthishtë, dhe një projekt i tillë ka përfunduar para disa dite edhe në Llazarevë, transmeton Koha.net.
“Sot filluan punimet në ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit ne Millosheve (segmenti: Lagjja e Re -deri tek lagjja Sogujeva). Dje, përfunduan punimet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Lajthishtë në lagjen Dubova dhe renovimi i rrjetit në Simnica. Para ca dite ka përfunduar ndërtimi i rrjetit në Llazareve (lagjja kah fusha sportive e fshatit ), Subotiq (segmenti i rrugës për Mazgit)”, thuhet në komunikatë.
Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve do të vazhdohet edhe në tjera lokacione të kësaj komune në dy fazat e tjera, thuhet në komunikatë.
{gallery}