Kanalizimi në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës, është drejt finalizimit, pasi komuna ka investuar edhe në një kilometër rrjet të kanalizimit në këtë fshat.
Punimet në rrjetin e kanalizimit i kanë inspektuar sot i pari i Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi dhe drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina.
“Punimet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit janë futur në fazën finale dhe punimet janë duke shkuar mirë, përderisa edhe banorët janë shprehur të kënaqur me cilësinë e punimeve”, thotë Komuna e Malishevës në një komunikatë për media.
Drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, tha se “janë rreth një mijë metra rrjet, në pjesët fshatit që nuk e kanë pasur të ndërtuar rrjetin e kanalizimit”.
“Si qeveri komunale jemi duke punuar me ndërtim të rrjeteve të kanalizimit në disa vendbanime, sikur edhe në Mleqan dhe këto janë investime nga buxheti komunal i Malishevës”, tha Morina.
-
Basha viziton punimet në një rrugë në Ferizaj, thotë se Komuna ende s’i ka ndarë mjetet që obligohet
-
Kurti zotohet për projekte në Malishevë, Rahovec e Suharekë
-
AME: Kanalizimet e bllokuara, shkaktare për vërshime në disa komuna
-
Sveçla në Malishevë: Gjendja nën kontroll, janë evakuuar banorët
-
Bytyçi premton administratë komunale të pakorruptuar në Malishevë