Mëngjesin e së martës, një autobus i kompanisë “Maxhari Tours”, që bart udhëtarë nga Zvicra në Prizren dhe anasjelltas, është ndeshur me rrethrrotullimin në hyrje të Ferizajt.
15 udhëtarë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Urgjencën e Spitalit të Ferizajt dhe Shërbimin Emergjent Primar, shkruan sot Koha Ditore.
“Lëndime më të rënda ka pësuar vozitësi i autobusit dhe disa udhëtarë, por pas trajtimit mjekësor janë stabilizuar. Të lënduarit janë nga qendrat e tjera, si Prizreni, Theranda, Fushë-Kosova. Pas afërsisht tre orë trajtimi të lënduarit janë lëshuar për trajtim të mëtutjeshëm nëpër qendrat më të afërta për këta pacient”, ka thënë mjeku kujdestar, Flamur Llabjani.
Policia po kryen hetimet, ndërkohë që ende nuk dihet se si ka ardhur deri te aksidenti. Nuk është herë e parë që shkaktohen ndeshje në këtë rrethrrotullim, teksa autoritetet komunale nuk kanë bërë ndonjë ndërhyrje përmbajtjesore për të shmangur aksidentet.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Të aksidentuarit në Slivovë në gjendje të rëndë, ishin të angazhuar në zgjedhje
-
Aksident zinxhir në Zhur të Prizrenit, tre të lënduar
-
17 të lënduar nga rrokullisja e autobusit në Rugovë
-
Katër të lënduar nga aksidenti mes tri veturave dhe një autobusi në Ferizaj
-
Dy të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe fugonit në rrugën Ferizaj-Gjilan