Vasfije Krasniqi-Goodman do të jetë kandidate për deputete këto zgjedhje në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga vëllai i saj, Nafiu, i cili i ka thënë Kosovapressit se do të jetë kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të ketë numrin 4 në listë zgjedhore.
“Po, Vasfija do të jetë kandidate për deputete në listën e LVV-së. Ajo do të ketë numrin 4. Por nuk aderon në partinë e Albin Kurtit, e as do të jetë me Vjosa Osmanin”, ka deklaruar ai.
Vasfije Krasniqi-Goodman është zëri i grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ndërkohë, aktivistë të shumtë të VV-së në rrjetet sociale kanë shkruar se i pesti në listë është Avni Dehari, babai i Arbënor dhe Astrit Deharit, dy ish-aktivistëve të VV-së tashmë të ndjerë.
-
Vasfije Krasniqi: Do t’i përfaqësoj të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit
-
Lëvizja Vetëvendosje publikon listën e kandidatëve për deputetë
-
Prezantohet rezoluta në mbështetje të Vasfije Krasniqi-Goodman
-
Vasfije Krasniqi-Goodman e habitur me përkrahjen që po e merr
-
VV-ja zyrtarizon kandidaturën e Albin Kurtit për deputet