Marigona Osmani 18-vjeçare e cila i vra nga burri i saj Dardan Krivaqa është varrosur sot.
Në varrimin e saj, kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot të gjithë kanë shumë pikëllim e zemërim.
Ai ka thënë se jeta e një vajze 18-vjeçare u shua me një vrasje mizore.
“Vrasësi është arrestuar dhe për të duhet të ketë dënim të merituar. Bëhet fjalë për një të dyshuar që ka precendent penal edhe për vepra tjera. Kjo tregon se sa shumë punë tjera kemi përpara që ta drejtojmë sistemin e drejtësisë. Qeveria jonë prej fillimit ka marrë iniciativën për infrastrukturë ligjore që kurrë të mos përsëriten këto raste”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se është shtuar numri i grave e i vajzave që kanë raportuar për dhunë në familje.
-
Arrestohen dy të dyshuarit, 18-vjeçarja u dhunua fizikisht e psikikisht
-
Kurti: Vrasësi i Marigonës të vihet sa më shpejt para drejtësisë
-
Supremja vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës
-
Krivaça thotë fjalën përfundimtare në rastin e vrasjes së Osmanit: S’e kam bërë me qëllim
-
Krivaqa e Sejdiu dalin para Gjykatës së Apelit