Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Varfërimi” dhe pasurimi i drejtuesve komunalë

Kreut të Obiliqit, Xhafer Gashi, (AAK) duket sikur nuk i ka ecur mirë biznesi nga viti i kaluar. Nga më shumë se 11 milionë euro që i kishte deklaruar më 2017 aksione në emër të bashkëshortes jashtëmartesore në kompaninë e sigurimit fizik WDG, sivjet krejt aksionet e përbashkëta në dy kompani private kanë rënë në pak më shumë se 2 milionë euro.

Megjithatë, edhe pse ka deklaruar rreth 9 milionë euro më pak se vjet, prapë listës vazhdon t’i prijë Gashi, i cili vjet e fitoi mandatin e dytë si kryetar komune, shkruan sot Koha Ditore.

I pasur duket se është edhe kryetari i ri i Graçanicës, Sërgjan Popoviq (LS). Pas tij, renditet, Burim Berisha (LDK) i Fushë-Kosovës, të cilit i janë shtuar të ardhurat vjetore. Dhe krejt në fund kreu i Podujevës, Agim Veliu (LDK), pasi ai vazhdon të mos ia tregojë vlerën pasurisë së tij.

Gashit të Obiliqit i “avullohet” pasuria

Krejt pasurinë e përbashkët të paluajtshme, e luajtshme, aksionet në shoqëri komerciale dhe paratë në banka, e numrit një të Obiliqit, Xhafer Gashi, është deklaruar 2 milionë e 14 mijë e 333 euro.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm