Ndërmjetësuesi i Komisionit Evropian për krizën politike në Maqedoni Peter Vanhoutte i ka drejtuar një letër kreut të VMRO-DPMNE Nikolla Gruevskit, të cilit ia ka bërë me dije se tash ndodhet në opozitë dhe se duhet të mbajnë përgjegjësinë për turpin në Kuvend.
“Edhe pse jeni parti më e madhe pas zgjedhjeve, mos harroni se kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet ta pranoni, zoti Gruevski se nuk je parti më e madhe nëse fiton zgjedhjet por nëse fiton pushtetin me shumicë parlamentare. Ju e humbët shumicën dhe pushteti nuk është më në duart tuaja. Dhuna asnjëherë nuk e ka kthyer pushtetin”, citon kp të ketë shkruar Vanhoutte.
Ai ka thënë se zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit Talat Xhaferi ishte e pastër si kristali, dhe e ka kthyer demokracinë në vend.
“Duke u bazuar në ligjet ndërkombëtare, kjo zgjedhje është legjitime. Mos u lodhni me gjykata dhe me dhunë ndaj këtij vendimi.
Deri tani ju keni refuzuar që t’i jepni liri mediave, të organizoni zgjedhjet lokale në kohë, të pranoni rezultatet e zgjedhjeve të kaluara dhe rezultatin e bisedimeve për qeverinë, t’i përgjigjeni thirrjeve të qytetarëve sinqerisht, të mbroni gazetarët nga sulmi!
Ju zoti Gruevski, duhet të pranoni humbjen dhe të lëshoni skenën politike. Qytetarët e Maqedonisë duhet që të mësohen që të zgjohen në mëngjes me demokraci, i liruar nga presionet dhe nga frika,” përfundon Vanhoutte.
-
Vela: Diskutimet e ish-opozitës për reflektim të brendshëm, në momentin më të keq të mundshëm
-
Çka është për opozitën “fitore e demokracisë”, për VV-në është “sjellje dëshpëruese e humbësve”
- Tërmeti hungarez
-
Koalicioni i ish-presidentit Radev projektohet fitues i zgjedhjeve në Bullgari
- Me dinamit kundër demokracisë