Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Valdrin Sahiti dorëzon pasaportën diplomatike

Disenjatori Valdrin Sahiti ka dorëzuar pasaportën diplomatike, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të premten.

Sipas njoftimit të MPJD-së, Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike më 26 prill të këtij viti dhe me kërkesë të tij i është pavleftësuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju njofton se Valdrin Sahiti është pajisur me pasaportë diplomatike në dhjetor të vitit 2020, me vendim të ish ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj. Sahiti ka dorëzuar pasaportën diplomatike në MPJD, me datë 26.04.2023. Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pavleftësuar pasaporta diplomatike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

MPJD-ja ka thënë se ende nuk ka ndonjë raport zyrtar nga autoritetet turke lidhur me raportimin e mediave për arrestimin e Sahitit në shtetin turk.

Në fillim të prillit bëri bujë në mediat vendore lajmi për arrestimin e Sahitit në aeroportin turk, pasi thuhej se ishte kapur me drogë. Por, pavarësisht pyetjeve të shumta, autoritetet turke nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje zyrtare se çfarë kishte ndodhur realisht me disenjatorin e njohur, ndërsa MPJD-ja vazhdimisht ka thënë se nuk ka pasur ndonjë raport zyrtar për çështjen.