Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vaksinohen afro 300 nxënës në shkollat e Podujevës

Ekipet mejkësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë vaksinuar 280 nxënës të tri shkollave të mesme të Podujevës. Vetëm në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” vaksinën kundër COVID-19 e kanë marrë 122 nxënës.

Por, kjo shifër është vetëm për ata që janë vaksinuar në procesin e organizuar në shkollë. Drejtori i këtij Gjimnazi, Liridon Mulliqi, ka thwnw se ka nxënës që janë vaksinuar më herët në qendrën e vaksinimit.

“Vaksinimi i nxënësve në Gjimnaz ka filluar më 08.12.2021 dhe ka vazhduar edhe më 9 dhe 10 dhjetor. Gjatë këtyre tri ditëve janë vaksinuar 122 nxënës. Ka nxënës që janë vaksinuar edhe më herët, por ka edhe që kanë qenë me grip dhe nuk kanë mundur të vaksinohen. Janë edhe 100 nxënës për të cilët prindërit kanë dhënë pëlqimin për t’u vaksinuar. Ne mendojmë se gripi i ka penalizuar më shumë, sepse vetëm 177 nxënës janë që nuk pajtohen për t’u vaksinuar. Kurse shumica nuk i kanë kthyer fletpëlqimet”, ka theksuar Mulliqi.

Në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” mësimin e vijojnë rreth 1.500 nxënës. Drejtori Mulliqi ka thënë se procesi i vaksinimit ka shkuar pa ndonjë problem.

“Ka ende nxënës të interesuar për vaksinim, sepse është koha e vlerësimit të nxënësve dhe disa nuk kanë pas kohë të presin gjatë procesit të vaksinimit në shkollë. Dhe mendojmë që duhet të organizohet edhe një fazë e vaksinimit në shkollë, në mënyrë që t’u jepet rasti për vaksinim edhe të tjerëve”, ka thënë ai.

Ndërkohë, edhe drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu, ka thënë se procesi i vaksinimit në shkolla do të vazhdojë, posa të marrin pëlqimin nga prindërit e nxënësve.

Edhe ​Në Kosovë janë imunizuar 45 mijë nxënës të moshës 12 deri në 18 vjeç Arbëri ​Në Kosovë janë imunizuar 45 mijë nxënës të moshës 12 deri në 18 vjeç

“Janë afër 280 nxënës nëpër shkolla që janë vaksinuar me vaksinën anticovid. Pritet në ditët në vazhdim të vaksinohen të tjerët, posa të konfirmohen nga prindërit e nxënësve”, ka thënë Llugaliu.

Deri më datën 14 dhjetor, sipas epidemiologes në QKMF-në e Podujevës Bedrie Rama, në këtë komunë janë administruar 75 mijë e 650 doza të vaksinës kundër COVID-19.