Arbëri

Tri klasa në tri shkolla në Podujevë kanë kaluar online shkaku i rasteve me COVID

Në të gjitha shkollat e Komunës së Podujevës dhe ato të Obiliqit mësimi është duke u zhvilluar me prani fizike sipas skenarit A, përjashtimisht tri klasa në tri shkolla të Podujevës.

Në shkollën “Pavarësia” në Sibofc, “Naim Frashëri” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Fan S. Noli” në qytet, klasa, pas disa rasteve pozitive me COVID-19, kanë shkuar në mësim ‘online’.

Sipas Zyrës për informim të kësaj komune, tjera raste pozitive nuk ka në shkolla.

Ndërkohë, sipas zyrtarëve shëndetësorë, ditëve të fundit ëstë shtuar numri i qytetarëve që po kërkojnë të testohen për COVID-19.

Epidemiologia në QKMF-në e Poduevës, Bedria Rama, ka thënë se vetëm gjatë ditës së hënë i kanë bërë 105 teste për COVID-19, por sipas saj, qytetarët nuk presin.

Edhe drejtori i QKMF-së në Fushë-Kosovë, Osman Maxhera, ka thënë se nga data 5 janar 2022 janë testuar 778 qytetarë. Sipas tij, në muajin dhjetor i kanë pasur 339 teste.

“Pra ka rritje të numrit të të testuarve me tendencë të rritjes rapide”, ka thënë Maxhera.