Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ushtria thellon dallimet mes partnerëve të koalicionit

Iniciativa e befasishme e presidentit Hashim Thaçi për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri, përmes ndryshimit të ligjit, ka thelluar dallimet mes partnerëve të koalicionit qeverisës.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk janë përcaktuar ende se cili do të jetë qëndrimi i tyre kur projektligji të sillet për votim, ani pse qeveria e ka futur në procedurë të rregullt, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

LDK-ja vazhdon të jetë e rezervuar për shkak të kundërshtimit të hapur që kanë shprehur aleatët strategjikë të Kosovës, ShBA-ja dhe NATO.

Këta dy akterë kanë kërkuar që mandati i FSK-së të avancojë përmes ndryshimeve kushtetuese, për të cilat nevojiten edhe dy të tretat e votave të komuniteteve pakicë. Për shkak të kundërshtimeve të Listës Serbe, amendamentet e propozuara qysh para dy vjetësh nuk janë hedhur asnjëherë në votim. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.