Katër efektivë policie kanë rrezikuar seriozisht jetën në fshatrat e Fierit, pasi rrjedha e lumit Vjosë ka bllokuar furgonin me të cilin ata po udhëtonin.
Fotografitë janë bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku shihet se uji ka mbuluar më shumë se gjysmën e furgonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEfektivët e policisë kanë mbetur të izoluar për thuajse një orë, për shkak të rrjedhës së furishme të lumit.
Fatmirësisht ata u shpëtuan nga ndërhyrja e një kamioni të ushtrisë, ndërkohë që mjeti mbeti në mes të ujit.
Policia dhe kryesisht Forcat e Armatosura gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë përfshirë në operacione për evakuuimin e banorëve të prekur nga përmbytjet.