Prej natës së mbrëmshme Shqipëria po “lufton” me ujin.
Vërshime ka në gjithë territorin e Shqipërisë, përfshirë edhe kryeqytetin.
Qindra njerëz janë bllokuar mbrëmë gjithë natën në autostradën Tiranë-Durrës, raporton KTV.
Gjendje më e rëndë është në jugun e Shqipërisë, ku ushtria po evakuon qytetarë.
Vlora dhe Fieri janë dy nga rajonet më problematike, për ku përforcime shtesë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë përqendruar.
Në këtë video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet një i moshuar duke nxjerrë nga stalla bagëtitë e mbytura.
Qarkullimi është i vështirësuar në shumicën e rrugëve, ndërkohë që ka ndërprerje të energjisë në disa qytete.
Edhe
Shqipëria vazhdon të përballet me problemet e vërshimeve
Kryeministri ka vizituar Vlorën, nga ku ka shprehur mirënjohje për punëtorin e OSHEE-së që humbi jetën në krye të detyrës.
Siç raportojnë mediat shqiptare, gjasat për daljen nga shtrati të lumit Vjosa janë çështje orësh.
Në situatë gatishmërie janë spitalet dhe OSHEE, ndërsa forcat e armatosura me gjithë motin e ligë, kanë angazhuar deri helikopterë për të evakuuar banorë nga zona të përmbytura.
-
Vazhdon të mbetet kritike situata me përmbytje në Shqipëri
-
Tensione në protestën në Shqipëri para seancës së Kuvendit, lëndohen dy policë
-
Rama për protestat: Nga Kosova e Maqedonia po vijnë për ta ‘shpëtuar’ Shqipërinë
-
Protesta e PD, molotovë e fishekzjarre drejt Kryeministrisë dhe Ministrisë së Energjisë